Buletini Informativ i Projektit CREASSE #2
Zhvillimet e Fundit nga Projekti CREASSE
Gjashtë muaj pas publikimit të buletinit të parë informues, projekti CREASSE ka avancuar më tej, me partnerët e konsorciumit që po punojnë në mënyrë aktive për të arritur objektiva të reja për zhvillimin e zonave rurale dhe të Ekonomisë Sociale dhe Solidare (SSE) në të gjithë Evropën.
Ku e lamë?





Harta Evropiane e Bashkëpunimeve të Aktorëve të Ekosistemit të Ekonominsë Sociale dhe Solidare
Harta e aleancave/bashkëpunimeve të aktorëve të ekosistemit të Ekonomisë Sociale dhe Solidare tashmë është e disponueshme në faqen e internetit të projektit. Qëllimi i saj është të bashkojë dhe të mundësojë bashkëpunim konkret midis një rrjeti aktorësh të SSE në nivel evropian: kjo hartë prezanton një rrjet të ndërlidhur marrëdhëniesh dhe lidhjesh ndërmjet një game të gjerë ekspertësh, prodhuesish dhe përfaqësuesish të organizatave kyçe nga vendet partnere të projektit: Shqipëria, Qipro, Hungaria, Italia dhe Spanja.
Nëpërmjet punës me fokus grupet të realizuara në fazat e mëparshme të projektit, u bë e mundur mbledhja e një sasie të madhe informacioni në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, duke nxjerrë në pah sfidat e përbashkëta, pikat e forta, praktikat më të mira dhe strategjitë, duke inkurajuar aktorët e SSE të kontribuojnë dhe të shkëmbejnë informacion ndërmjet vendeve të ndryshme, në mënyrë që të zgjerojnë horizontet dhe të ofrojnë mbështetje të ndërsjellë.
Çfarë do të gjeni?
Pjesa e parë i kushtohet informacionit mbi zhvillimin e Ekonomisë Sociale dhe Solidare në secilin vend partner. Çdo material informues mund të konsultohet dhe të shkarkohet në anglisht dhe në gjuhën e vendit përkatës (Shqipëri, Qipro, Hungari, Itali, Spanjë). Këto materiale informuese përmbajnë informacione mbi:përkufizimin ligjor të SSE në secilin vend, llojet/ format e organizatave të përfshira, përmbledhje të shkurtër të historisë së zhvillimit të SSE, ligjet dhe politikat aktuale në lidhje me SSE, programet e mbështetjes nga qeveria, nivelin e ndërgjegjësimit dhe mbështetjes publike dhe nevojat e identifikuara në sektor.
Pjesa kryesore dhe më e rëndësishme është harta interaktive, ku mund të lëvizni lirshëm në hartën gjeografike për të parë aleancat/bashkëpunimet e ekosistemit të SSE.
Aktualisht janë identifikuar 141 organizata, të shënuara me ngjyra të ndryshme sipas tipologjisë së tyre, si për shembull: anëtarë të komunitetit lokal, OJF, sipërmarrës potencialë, përfaqësues të sipërmarrjeve sociale, sipërmarrje të ekonomisë sociale, organizata mbështetëse, aktorë të tjerë të rëndësishëm.
Këta aktorë nuk janë të izoluar, por të ndërlidhur mes tyre. Në hartë kjo shfaqet përmes një serie vijash lidhëse (në disa raste edhe përtej kufijve kombëtarë), ku çdo ngjyrë përfaqëson një lloj të ndryshëm marrëdhënieje, si p.sh.: advokim dhe përfaqësim, partneritete bashkëpunimi, angazhim komunitar, qeverisje dhe vendimmarrje, marrëdhënie tregu, shkëmbim burimesh/ flukset e burimeve, mbështetje dhe ngritje kapacitetesh.
Dëshironi të bëheni pjesë e kësaj harte?
Procesi i hartëzimit nuk është i mbyllur, por një proces i vazhdueshëm dhe në zhvillim, ku shtohen vazhdimisht organizata të reja. Në seksionin e fundit të faqes së internetit gjendet një formular, të cilin mund ta plotësoni për të regjistruar organizatën tuaj, duke vendosur gjithë informacionin e nevojshëm për t’u shfaqur në hartë.
Është e rëndësishme të theksohet se nuk është domosdoshmërisht e nevojshme të jeni nga një prej pesë vendeve partnere. Qëllimi është të përfshihen sa më shumë vende dhe organizata, në mënyrë që të zgjerohet rrjeti dhe bashkëveprimi.
Manual Praktik: “Për Organizimin e Aktiviteteve në Sipërmarrjen Kolektive: Roli i Lehtësuesit Social”
Ky manual është i disponueshëm me akses të hapur në faqen e projektit në anglisht dhe në të gjitha gjuhët e partnerëve (spanjisht, italisht, hungarisht, greqisht (qipriote) dhe shqip).
Ai shërben si një burim praktik dhe referimi për lehtësuesit socialë mbi sipërmarrjen sociale kolektive, duke përfshirë jo vetëm mjete praktike, por edhe metoda për të forcuar ndërgjegjësimin dhe motivimin e pjesëmarrësve për sipërmarrjen sociale kolektive.
Manuali përfshin strategji për zhvillimin e trajnimeve në prezencë fizike, trajnimeve të kombinuara (blended learning), dhe synon të rrisë mundësitë për sipërmarrësit aspirantë që të përfitojnë një rrugëtim të personalizuar të të mësuarit mbi sipërmarrjen, me një qasje sociale dhe të qëndrueshme në një sektor me potencial të madh.
Manuali ndahet në gjashtë module, secili i fokusuar në një aspekt të ndryshëm: hyrje në rolin e Lehtësuesit Social, udhëzime për organizimin e eventeve të rrjetëzimit, organizimin e trajnimve/workshop-eve tematike, organizimin e eventeve të prezantimit të ideve dhe Marketplace në komunitet, zhvillimin e aktiviteteve të mentorimit dhe “coaching”, si dhe udhëzime për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e eventëtve.
Në secilin modul do të gjeni: përmbajtje mësimore, shembuj praktikë, lista kontrolli (checklists) për tu ndjekur, ushtrime për reflektim, burime shtesë për lexim dhe ide të tjera interesante.
Paketë Mjetesh nga Projekti CREASSE për Sipërmarrësit e Ekonomisë Sociale dhe Solidare
Në të njëjtën kohë, në faqen e projektit mund të gjeni edhe një Paketë Mjetesh, gjithëpërfshirëse, e cila përmban përmbajtje edukative të zhvilluara në katër fusha kryesore për sipërmarrje të suksesshme në fushën e ekonomisë sociale dhe solidare: Kompetencat Personale, bazuar në aftësi thelbësore të buta si vetërregullimi, fleksibiliteti, dhe kompetenca sociale si komunikimi, bashkëpunimi dhe lidershipi personal; Kompetencat Sipërmarrëse, fokusuar në njohuritë, aftësitë dhe qëndrimet që ndihmojnë individët të identifikojnë dhe të shfrytëzojnë mundësitë për të krijuar vlerë për të tjerët, sipas kornizës EntreComp të zhvilluar nga Komisioni Evropian; Kompetencat e Gjelbërta që synojnë të forcojnë aftësitë për qëndrueshmëri, si vlerësimi i qëndrueshmërisë, mendimi sistemik, dhe mendimi për të ardhmen; Metodologji dhe Mjete Inovative për Sipërmarrjen Sociale të bazuara kryesisht në aftësi digjitale dhe mjete inovative për sipërmarrësit, si analiza e tregut dhe trendeve, identifikimi i konkurrentëve dhe studimi i audiencës, mjete praktike si Analiza SWOT, Canva, Mixo, formate të modelit të biznesit (Canvas) dhe shumë më tepër.
Përveç përmbajtjes mësimore, modulet përfshijnë edhe raste studimi dhe praktika të mira, ushtrime interaktive dhe vetëvlerësimi si dhe burime leximi shtesë për të zgjeruar njohuritë mbi temën.
Hapat e ardhshëm
Mos humbisni lajmet dhe zhvillimet e fundit nga projekti CREASSE!
Vazhdoni të na ndiqni në faqen e projektit për të qëndruar të përditësuar mbi aktivitetet e projektit, artikujt mujorë dhe burime të reja të publikuara dhe të aksesueshme për të gjithë.
Gjithashtu ndiqni partnerët e projektit dhe kanalet e tyre, për të përfituar nga mundësitë për të marrë pjesë aktive në projekt përmes trajnimeve dhe aktiviteteve lokale.
Secili partner ka nisur ose do të nisë së shpejti në nivel kombëtar Programin për Ngritjen e Kapaciteteve mbi Ekonominë Sociale dhe Solidare (ESS).